Martina ta marrt lulen e ballit!

14.04.2018 14:09:57

Disa këshilla për mbledhësit ri të folklorit

 Mahi e mesele të fshatit Turjakë

 Kujtime nga ditari im

Nga Sinan Kastrati, Suedi

 

Kur shkova për herë të parë në Prishtinë, ishte viti 1970, si nxënës i klasës së tetë.

Ishte gjenerata e parë e shkollës fillore tetë klasëshe “Migjeni” në Lubizhdë, fshati më i afërt i Turjakës, 4 km. Drejtoria e shkollës, me drejtorin e parë, Selman Hazir Morina, vdiç para një jave, ndjesë paste, kishte vendosur që gjenerata e jonë,si gjenerata e parë, nxënësit e klasë së tetë të shkojmë në shetitje apo eskurzion, brenda Kosovës.

Ishim vetëm 23, 24 nxënës, shumica djem dhe vetëm 4 vajza, Sanije Asmani, nga Turjaka,  Lumnije Haliti nga Damaneki një vajzë nga Mirusha, emri nuk më kujtohet dhe Hanka, qika e kuririt të shkollës, Pajazit Kiliqit. Ndërsa djem, kishte më shumë. Nëse nuk i kam harrua ata kanë qenë: Unë, (Sinan Kastrati), Jakup Balia, Haxhi Dina (Haradini), Arif Latifi, Demir Ahmeti, Met Alia, Rexhep Shaqa, të gjithë nga Turjaka.

Nxënësit e klasëse së tetë nga Damaneku kanë qenë: Fatmir Hamiti, është vrarë,Rasim Brahimi dhe Naim Avdija e nga Qypeva ka qenë veç Avdyl Brahimi. I vetmi nxënës nga Mirusha ishte Salih Rifati kurse nga Lubizhda ishin Ismet Alia, ka vdekur (është vrarë), Hajriz Neziri, Sherif Selmani e Xhemajl Islami.

 Prej mësuesëve me ne në shetitje ishin Destan Islami, mësues muzike, Deli Thaqi,mësues i gjuhës shqipe dhe Rexhep Bubaveci, teknik bujqësor që punonte si mësues biologjie, fizike e kimie. Udhtimin e bëmë me autobus e shofer ishte Hamit Kadri Minushi, i vrarë më 1999 në Fushë Kosove. Rruga, ishte një rrugë e vjetër gjarpërore,Xhade, e shtruar me gurë dhe me shumë kthesa që nga Lubizhda, Mirusha, Malisheva e sidomos Carralluka e për të vazhduar për në Arllat, Kamaran, Sllatinë, Fushë Kosovë e deri në Prishtinë.

Ama, jo të gjithë nxënësit e as njëra nga nxënëset nuk erdhi në shetitje. Vajzat nuk i kanë prindërit ndërsa djemtë kanë punua në ara e në fusha tokën.

Ishte fundi i muajit maj 1970. Dielli përcëllonte. Bënte vapë e madhe e pluhuri hynte në autobus sikur me e gjuajt dikush me lopatë në kohë të fshimeve (të grurit) por ne nxënësit katunadarë që kishim hypur për herë të parë në autobus, dëshironim që sa më shumë të rrimë në autobus e rruga të ishte edhe më e gjatë.

 Në Prishtinë vizituam fabrikën e Amortizatorëve dhe një të tekstilit. Ishte hera e parë që shihnim gra me k`misha të shkurtëra që punonin në tjerrtore e fabrika të tjera prandaj interesimi i jonë shtohej e kusrreshtja rritej. E ne si fëmijë, i shikonim ato më me shumë vëmendje se si gishtat e duarve të tyre të arta lëviznin aq shpejt duke i drejtuar penjtë. Nga njëra prej tyre, kur e ngritëte dorën përpjetë, ne shihnim edhe një pjesë tjetër të trupit të saj e deri te gjokset që donin të iu dilnin nga krahërori.

……..

E mësuesit, sidomos Deliu, na “këshillonte” që të sillemi mirë sepse na qesin në gazetë. E pamë edhe Rexhep Hoxhën, shkrimtarin e dashur të “Lugjeve të verdha”, mu te sheshi “Vllaznim- Bashkim”.

Vizituam termocentralen në Obiliq dhe … shkuam në Mitrovicë e në Trepçë ndërsa ghumin e bënim në konviktin e nxënëseve.

Oh sa lakmoja edhe unë të isha banues në internat.

Dëshirat ishin tës shumta e fantazia ime lodronte e papenguar.

Por për këto ngjarje, ditët e vite si nxënës fillorist do të flas edhe herave tjera.

Sa mbaj mend unë në Shkolla të Larta e në Univerzitet, mësimet i kanë vazhdua dhe i kanë kryer, unë (Sinan Kastrati), Letërsinë, Avdyl Brahimi, gjuhën dhe letërsinë, Sanije Asman-Zogaj, nuk di në cilën drejtim dhe Fatmir Hamit Krasniqi, mjekësinë. Disa nga nxësnësit janë vrarë e disa të tjerë kanë vdekur.

Por pasi ti marrë edhe disa të dhëna e ndoshta edhe ndonjë fotografi, nës ma dërgon ndonjë ish nxënës i imi, do të shkruaj më shumë. Mjerisht, unë nuk kam asnjë fotografi si nxënës me klasë e as si mësues me nxënësit e mi.

TURJAKA

Turjaka, është katundi im. Aty u linda nga nëna Nazë e baba Ukë, tash të ndjerë dhe e rrita shtatin, jo shumë të madh por u “pjeka” e u forcova …..

Vetë fjala “Turjakë” kuptimin dhe kur njihet si vendbanim nuk jam i sigurt.

Një miku im nga Bubli, me profesion hoxhë, Harun Shabanaj imam në rrethin e Deqanit mi dërgoi disa të dhëna që ai i paska gjetur. Letra që ma dërgoi Haruni po e publikoj pa ndërhyerje të mëdha: “Turjaka eshte vend parahistorik. Gradina ka qenë e kohes ilire. Kulla e kuqe i perket Gradines. Ne dokumentet e vjetra, në defterin kadastral te Sanxhakut te Prizrenit nr 368 te vitit 1530, me emrin Turjak kam gjetur edhe këto të dhëna.Turjaka me 1591 i kishte 20 shtepi e 8 beqar. Permendet edhe ne nji hart austriake e perpiluar ne baz te shenimeve te viti 1689”

Sipas pleqëve, të katundit Turjakë, Turjaka ka qenë tokë e Zatriqit por ka pas qipqi e rragtarë (sherbtorë) krysisht zogjanë që ende janë aty. E njohur aso kohe Turjaka  ka qene si Turjaka e Damaneku deri sa kanë ardhur Ali Aga me djemte: Avdullahin, Brahimin, Hasanin dhe Hamzën nga Zatriqi, diku rreth viteve 1873-1877.

Në Turjakë dhe në Damanek kishte pas shpesh edhe luftåera në mes të cubave, si Qorrit, Karadakit, Rrakaqit et. deri sa kanë ardhur Ali Aga me djem. Më vonë ato “luftëra” të cubave, thuajse nuk ka pasur ose janë rrallua.

Krejt katundet, që nga Turjaka e deri në Halilaq, te Sllatina janë kanë qiflliqe të agallarëve të Zatriqit.

Turjaka kufizohet me Lubizhdën, në Veri lindje. Në Veri të Turjakës është katundi Damanek. Në Veri- Përëndim është Bubli kurse Panorci është në Jug-Perëndim. Në Jug-Lindje janë malet e Turjakës, Bjeshkët që shkojnë, pa ndërprerë deri në Zatriq e te Zdrella e Rahavecit e për të vazhduar edhe më larg …. afër Rahavecit.

Bjeshkët e Turjakës janë të pasura me llojet të ndryshme të drunjëve, Ah, Bung, Frashër, Lejthi, Kregs, Shkozë, Thanë e drunj të tjerë kurse Dushkajat janë toka, tokë e butë dha kanë vetëm llojet e drunjëve, Qarr e Bung. Ato shrihen deri në Bubël dhe te Garaqevat e Panorcit

Ka kullosa të shumta që nuk ka nevojë qabani me i ndërru drejtimin dhenë, deri në minges (ora 10:00-11:00) ose në mbrëmje.

Livadhet e Turjakës janë ndër më të mirat e më me shumë lloje të biimëve e barë në ato katunde.

Në mes është lumi Mirusha që i ndan livadhet por edhe katundin Turjakë me Damanekun e ato, livadhet janë të gjata disa kilometra që nga Vakafi i Lubizhdës e deri te Ura dhe Mullini i katundit  Bubël.

Arat e Turjakës janë, shumica kodrinore por që e bëjnë shumë bereqetin. Nga drithërat mbillen gruri, misri, elbi, tërshera e nga pemët, ka molla kumbulla, dardha, arra, ftoj, kojsia, qershia, duda e dikur kishte edhe vreshta me rrush, vojsa e pjeshka.

Në katundin e Turjakës janë disa mahallë. Më e madhja është Turjaka ose Mahalla e Madhe, që edhe aty nga turjakasit i ndajnë psh në: Mahalla e Aliagëve, e Mullamuqëve, e Nurqëve. Në Turjakë janë dy fise: Kastrat e zogja, ndërsa në mahallat e tjra ka edhe Berishë.

Familjet, tash mahallë, më të njohura kanë qenë, përvec Familës së Ali Agëve edhe ajo e Familja e Smajl Zenelit dhe Ramadan Nezirit Zogaj.

Ndërsa jashtë Turjakës, ka edhe tri mahallë: e Kajtazëve, mahalla e Vogël dhe mahalla e Goqëve.

Pakë më vonë do të flas edhe për Krent e katundit, njerëzit më të njohur e me peshë të Turjakës, pa dallim fisi e mahalle por tash do të filloj pakëz për Mahitë, Meselet dhe … Anekdotat që tregohen ende në Turjakë dhe disa këshilla për (poetët) mbledhësit e ardhshëm të folklorit në Turjakë.

Profesor Anton Çetta po edhe profesor Shefqet Pnlana na mësonin e na udhëzonin se si duhet mbledhur folklori.

Zakonisht, na këshillonin ata që të shkojmë te shtëpitë e mëdha aty ku ka ka oda burrash e shahira, sepse aty, thonin aty vijnë edhe musafirë e njerëz të njohur. E ata pastaj, vetë i gjejne ata që kanë mbajtur më shumë në mend, ndonjë fjalë të urtë, mahi, mesele, këngë, prrallë, anekdotë, fabul.

Êshtë me rëndësi që të shkruhet drejt emri, emri i babës, mbiemri, viti i lindjes, profesioni dhe vendi ku jeton i atij ose asaj që e tregon, e këndon një … këngë.

Unë kam pas mbledhur shumë këngë nga disa të afërme (gra e qika) por edhe burra e pleq nga Turjaka, Vll. Drenofci, Panorci, Damaeki, Astrazubi e Carravrrana por ato, gati të gjithat më kanë humbur, më janë konfiskua nga policia jugosllave, janë djegur e janë kalbur dhe tash e disa vjet po mundohem me i rikujtua, edhe njëherë nëse mundem me i qit në letër e pastaj me i mbledhur në një libër.

Përveç, që në Turjakë ishin të shumtë pleqët, e ku mblodha shumë ngjarje që kishin ndodhur, si pleqni e proverva, unë mblodha edhe disa këngë te Muhamet Kajtazi, Xhelir Islami i Turjakë dhe te Salih, Feriz e Ali Krasniqi në Vll. Drenofc.

Edhe këto materjale, në prill të vitit 1981, gjatë bastisjes sa isha i burgosur në burgun e Prishtinës dhe në Ferizaj, Sherbimi i Sigurimit Shtetëror bashkë me disa policë nga stacioni i Policisë në Malisheve, mi kanë marrë dhe nuk mi kanë k`thye më.

Pse unë i quaj Mahi, Mesele e … ?

Një fjalor të vogël të termave të letërsisë nuk munda ta gjej, sigurisht e kam lënë në bibliotekën time të vogël në Prishtinë.

 Fjalori ka shumë fjalë e terma të letërsisë që shpjegohen dhe është e këshillueshme që edhe edhe stuedjuesit e rinj ti ndjekin ato rrugë e ato rregulla.

 Kur thash kam dy biblioteka, natyrisht shumë të vogla, një në Kosovë (Prishtinë, fatkeqësisht jo në Turjakë se nuk kam shtëpi në Turjakë) e një Suedi (Malmö) mu kujtua një shkrimtar i madh grek që jeton në Suedi, Theodor Kallifatides. Ai ka dy biblioteke në banesën e vet në Stockhom. Në njërën ka libra greke e në tjetrën, libra e literaturë suedeze dhe thotë ai “Kur hy në biblit. me libra greke, mendoj, frymoj, flas e shkruaj greqisht.

Mahi

Mahi do të dmth, hajgare, shaka shpoti. Mahitë në Turjakë tregoheshin nga të vjetrit por edhe nga plakat e të djemtë e ri. Kur dikush fliste, në odë e nuk ia qëllonte, tjetri ia priste, si në “shaka” dhe tregonte një “mesele” e të tjerët qeshnin.

Më shumë se sa në katundet e tjera, Turjaka ka pasur mahitarë.

Meselja

Edhe meselet, term shumë i njohur në Turjakë por edhe në katundet dhe krahinat e tjera në Kosovë, janë mgjarje apo ndodhi që tregohen nga të vjetrit me gojë. Janë “histori”, ngjarje të shkurtëra.

Për mesele janë të njohur pleqt e Drenicës të cilët shpesh në pamundësi që të tregojnë drejt për një ngjarje, ata kanë përdorur fjalë të tjera që mos ta kuptojnë të tjerët, nëse në atë odë ka pasur njërës të hyqymetit ose hafi (spion), ose të të ndonjë përkatësie tjetër fetare e kombëtare

Mahitë e meselet, ndryshe i quajnë edhe Rrotlla.

Anekdota

Kjo fjalë më tepër përdoret në literaturën shkencore se sa nëpër oda.

Pleqt nuk e kuptojnë dhe prandaj edhe ata që tregojnë anekdota, ose mesele, ata i quajnë “Meselegji”

Anekdota është tregim i shkurtër, zhbabitës, tërheqës a na bënë për të qeshur.

Këto, Anekdotat i tregojnë kryesisht njerëzit e njohur. Ose tregohen për njerëz të njohur, për me u bërë ngjarja më bindëse. Shpesh thuhet: Kish pas thënë Nastradin Hoxha, Dervish Gogjuli, Xhemajl Abria, Salih Bajrami etj për shkak personat e përmendur jane të njohur, ani pse ata nuk kanë thënë.

 Me anë të anekdotave tregohen të metat e njerëzve.

Ka shumë anekdota për punën, për barinjët e për pushtetarët. Varësiht nga vendi një anekdotë e ka vlerën sa një libër, nëse tregohet ku e ka vendin.

Unë do të tregoj një mesele që e kam përdorur në një të pame.

Ishte viti, 1979 apo 1980 dhe dëgjova se kishte vdekur një ish shoku i studimeve, Fuat Krasniqi nga Dajkofci i Kamenicës.

Menjëherë, sapo dëgjova shkova në fakultet dhe bisedova me profesor Gani Lubotenin. Nuk më kujtohet a ishte shef i katedrës së Letërsisë apo dekan  i fakultetit Filozofik.

Ai më tha, po dhe shkuam e blemë një kurorë dhe me dy kerre shkuam në Dajkofc. Me neve, perveç profesorit Gani, erdhi edhe Agim Vinca, ligjërues i Poezisë.

Por fakulteti Filozofik kishte vetëm një kerrr prandaj Ganiu e kishte kërkua edhe një kerr tjetër, në Raktorat. Por, shoferi i njërit kerr kishte qenë serb që voziste në Komitetin Krahinor të LK-së, që e quanin Nić dhe e fliste shumë bukur shqipen si kur të ishte shkodran.

Në odë, pasi u përshëndetëm dhe i tham fjalët e kryeshnoshit, pleqt e fshatit flisnin kundër pushtetit dhe qeveritarëve serbë. Profesor Ganut i vinte keq dhe nuk kishte mundësi me iu tregua se kemi një serb.

Atherë psi me shikoi mua, unë fillova dhe e tregova një mesele, anekdotë ku porosia e meseles ishte që të përmbahen se kemi edhe këtu, është një serb.

Martina ta marrt lulen e ballit

 Dhe e fillova meselen. Ish pas dal ni plak me nipin me en (shetit). Plaki ish i fesë islame dhe inonte (gjinonte) në Ramazan. Një djalë i ri i fesë katolike, pakë më larg pinte duhan e plakin kjo e pengonte. Kush është ai kaurr qi pa pin duhan. Nipit po i vjen keq me i thënë gjyshit se ai është katolik, por po i thot: O gjysh, ai është Martini!

Martini ja marrt lulen e ballit!

Kur e kreva, e pash se fytyra e profesor Ganiut i keshte ndërsa pleqët që kishin folur deri atherë, iu erdhi keq dhe nuk folën më.

Vazhdon me mahi e mesele nga Turjaka

Malmö, 14 prill 2018