Martohet Sergio Ramos, por vëmendjen e marrin legjendat e Realit. Si u veshen yjet e futbollit

16.06.2019 15:13:48

Kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos i dha fund beqarisë. Qendërmbrojtësi 33-vjeçar i Los Blancos dhe moderatorja televizive Pilar Rubio u martuan në një ceremoni të zhvilluar në katedralen më të famshme të Sevijës të shekullit të 16.

Kurioziteti për këtë event që u përkufizua si ‘galaktik’ në media ishte i madh, pasi persona të shumtë u mblodhën rreth ndërtesës së kësaj katedraleje për të parë gjithçka, ndërkohë të ftuarit ishin të shumtë, mbi 400 persona. Mes të ftuarve spikasnin emrat e David e Victoria Beckham apo edhe emra të tjerë si Jordi Alba, Luka Modric, Keylor Navas, Roberto Carlos apo Alvaro Morata, ndërkohë që binte në sy mungesa e Cristiano Ronaldos

Sergio Ramos që është andaluzian, ishte i veshur me një kostum të zi dhe në momentin e ardhjes në kishë ishte i shoqëruar nga nëna e tij Paqui Garcia, ndërsa Pilar Rubio mbërriti më vonë e veshur me një fustan të bardhë me një vello të gjatë deri në fund të këmbëve

Cifti Ramos-Rubio kurorëzoi këtë të shtunë një lidhje 7 vjeçare, ndërkohë që ata kanë edhe 3 fëmijë. Ceremonia e martesës zgjati 1 orë dhe ajo vijoi me festën e zhvilluar në fermën e Sergio Ramos ku sipas medias spanjolle çifti kishte ftuar bandën e njohur AC/DC për të interpretuar në të. Por jo vetëm kaq, të ftuarit e kishin me detyrim të mos merrnin celularët apo kamerat me vete për të filmuar pamje nga kjo festë në mënyrë që të argëtoheshin më shumë.