Masakër në Elbasan, 3 të vdekur nga përplasja mes bandave

30.12.2018 00:49:32

Tre persona knë humbur jetën si pasojë  e disa të shtënave me armë zjarri në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Katund i Ri’, ndërsa tre viktimat kanë qenë duke udhëtuar me të njejtën makinë kur janë qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.

Makina ndaj të cilës është bërë atentati ishte me targa italiane. Mësohet se një prej viktimave është shtetasi me inicialet E.K, person me precedentë të mëparshëm penal.

Makina është qëlluar me breshëri kallashnikovi pranë një lokali. Pas atentatit mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e lokalit. Dyshohet se ngjarja ka lidhet me përplasjen e bandave në qytet. Thuhet se një prej viktimave është  me kombësi turke, i identifikuar si E.K.  Dy viktimat e tjerë janë Endrit Dylgjeri 24 vjeç dhe Arben Dylgjeri 25 vjeç nga Elbasani.

Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me të huajin, ka humbur kontrollin.  3 të vrarët janë kthyer pak ditë më parë në Shqipëri pasi ndodheshin jashtë vendit. Njëri nga shqiptarët ka jetuar në Angli, tjetri në Holandë.

Të shtënat me armë zjarri erdhën nga një makinë me targa rumune. Tre viktimat u qëlluan në sy të familjarëve.

Në përplasjen me armë zjarri që ka ndodhur në Elbasan kanë qenë të pranishme edhe 5 gra dhe 3 fëmijë, anëtarë të familjeve të tyre. Mësohet se familjarët ndodheshin në 3 makina, ku në njërën prej tyre ndodheshin 3 viktimat, konkretisht në mjetin tip Land Rover. Mësohet se drejt tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi, dhe se viktimat janë qëlluar me plumba në kokë.

Vendi i ngjarjes

Vrasja besohet se ka qenë e organizuar pasi autorët kanë ndjekur makinën e tyre. Tre viktimat udhëtonin me një mjet me targa italiane AG71WYP kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Forca të shumta police në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë. Ndërkohë, policia enede nuk ka dhënë snjë informacion zyrtar. Forca speciale policore nga Tirana kanë udhëtuar drejt Elbasanit.

Njoftimi zyrtar i policisë

Sot rreth orës 21:15, në fshatin Bradashesh, Elbasan është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë kanë mbetur te vrare 3 shtetas që udhëtonin me te. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe indetifikimin e kapjen e autoreve.

Forca te shumta policie kane rrethuar zonen ne nje perimeter te gjere. Policia po kryen kontrolle e shoqerime dhe nje sere veprimesh te tjera per te bere te mundur zbardhjen e ngjarjes. Nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit jane nisur ne ndihme te Policise se Elbasanit.