Masakra e Srebrenicës, gjenocidi më i rëndë pas Luftës së Dytë Botërore

12.07.2019 10:18:34

24 vite më parë, 8,000 meshkuj myslimanë nga Bosnja u masakruan përgjatë 11 ditëve në gjenocidin e Srebrenicës, ku trupat e tyre u hodhën në varreza masive.

Kur i pyetën gratë e të ndjerëve se çfarë ju mungon më së shumti rreth bashkëshortëve të tyre, ato thanë se më së shumti ju mungon periudha kur ishin duke pirë kafenë së bashku.