Masakra në Las Vegas, vrasësi kishte 42 armë dhe material për eksploziv  

03.10.2017 11:05:33

Policia amerikane ka gjetur të paktën 42 armë zjarri, mes pistoletave dhe pushkëve, në dhomën e hotelit dhe banesën e Stephen Paddock, vrasësi i Las Vegasit. Në dhomën e hotelit armët ishin 23. Paddock kishte po ashtu në makinën e tij nitrat amoniaku, një përbërës kimik i përdorur edhe për të prodhuar eksplozivë. Masakra u krye në vetëm 9 sekonda, aq sa i ka mjaftuar killerit të vrasë të paktën 58 persona.

Sherifi i kontesë së Clark, Todd Fasulo, ka bërë të ditur se në shtëpinë e autorit, në Mesquite, dy orë larg Las Vegasit, agjentët kanë gjetur edhe 19 pistoleta të tjera.

 

Mes të tjerash, policia gjeti në banesë edhe dhjetëra municione dhe eksplozivë. “Nuk dimë si mund ta kishim parandaluar këtë masakër”, – thanë autoritetet, duke kujtuar se para atentatit të së dielës, Paddock nuk kishte bërë asgjë që mund të dyshohej.

Sipas policisë, nuk është gjetur asnjë dokument apo letër që mund të shpjegojë arsyet e kësaj masakre. “Ky individ ishte një ‘ujk i vetmuar’ dhe ishte e pamundur të parandalohej. Nuk mund të hymë në mendjen e një psikopati në këto momente”, – thanë ata.