Masakra në Turqi, 29 viktima ishin fëmijë

22.08.2016 19:36:35

Një fëmijë kamikaz  shkaktoi masakrën në Gaziantep të Turqisë, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosën 69  të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur teksa po zhvillohej një dasëm dhe është raportuar që mes viktimave 29 janë fëmijë. Shpërthimi ka shkatërruar sallën e dasmës dhe karriget e tavolinat që fluturuan jashtë pas shpërthimit kanë plagosur disa persona.

Presidenti Erdogan ka thënë: “Terroristët nuk do të triumfojnë”.  Gjithashtu deputeti i Partisë për Drejtësi e zhvilli dhe zv. Ministri Mehmer Simsek kanë thënë: “ Është një sulm barbar, të gjitha grupet terroriste, Partia Punëtore e Kurdistanit, ISIS-i dhe lëvizja Gylen, po shënjestrojnë Turqinë”.