Masazh trupor nga gjarpërinjtë

13.09.2016 11:30:58

Një kopsht zoologjik në Filipine, ka gjetur një metodë ideale për të sjellë të ardhura të konsiderueshme financiare. Ai ka grumbulluar rreth vetes disa gjarpërinj të mëdhenj dhe përveç faktit që vizitorët mund t’i shohin nga afër, ata mund të përfitojnë edhe masazh prej tyre.

Njerëzit do të mund të shijojnë 15 minuta relaks, por edhe frikë njëkohësisht. Normalisht që kjo gjë nuk vlen përtë gjithë njerëzit, por vetëm për më të guximshmit. Menaxheri i kopshtit, Giovanni Romarate thotë se kjo iniciativë e marrë nga kopshti është bërë me qëllim që të promovohet bashkëveprimi mes njerëzve dhe kafshëve.

“Ne e kemi ndryshuar kopshtin dhe e kemi bërë një kopsht interaktiv. Të gjithë mund ta kenë shansin që të masazhohen nga gjarpërinjtë që i kemi këtu”, tha ai. Masazhi bëhet nga katër gjarpërinj. Para masazhit, secili nga gjarpërinjtë ushqehen me dhjetë pula kështu që të mos kenë uri gjatë masazhit e të mos i sulmojnë klientët. Ata që duan t’i nënshtrohen këtij masazhi udhëzohen me instruksione të sigurisë para se të futen brenda.