MASHTI falënderon Ramiz Kelmendin dhe “Elkos Group – ETC” për donacionin prej 460 laptopë për mësimin në distancë

29.04.2020 16:26:10

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka falënderuar Ramiz Kelmendin dhe “Elkos Group – ETC” për donacionin prej 460 laptopë për mësimin në distancë.

Pas lajmit për këtë donacion, ministrja Hykmete Bajrami ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kelmendin, ku në emër të MAShTI, e ka falënderuar atë për këtë kontribut të rëndësishëm në këtë kohë pandemie.

Ministrja Bajrami ka theksuar se ky donacion shumë i rëndësishëm për nxënësit në Kosovë, do të ndihmojë shumë në rritjen e shkallës së pjesëmarrjes së nxënësve në mësimin në distancë.

Ministrja Bajrami është dakorduar me Kelmendin që 460 laptopët nga “Elkos Group – ETC” të dorëzohen në MASHTI me datë 4 maj, prej nga do të shpërndahen në të gjitha komunat e Kosovës.