Mashtrim me TVSH, 5 biznesmenë në pranga, 6 në kërkim

24.01.2018 20:15:12

Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani ka vendosur 11 masa arresti në mungesë, 5 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës dhe Task Forca e prokurorisë, kurse 6 janë ende në kërkim.

Personat për të cilët është dhënë masa e arrestit dyshohen se përmes një skeme mashtruese me TVSH i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarë.

Provat ndaj tyre janë mbledhura nga drejtoria e hetimit në Tatime dhe Prokuroria.