Mashtrimi i madh komunist i rinisë shqiptare nëpër dekadae vite!

08.12.2020 20:13:32
Nga Ahmet Asani
▪︎Nuk është mosha ajo që garanton se një gjeneratë do të jetë përparimtare! Idetë përparimtare nuk njohin moshë, idetë qëndrojnë në kokat e njerëzve të ditur e me frymë njerëzore, e jo me çdo kusht në kokat e një gjenerate!
▪︎Në fakt nëse i referohemi historisë, mesojmë se çdo gjeneratë e rinisë e cila nuk ka komunikuar dhe është treguar e padegjueshme ndaj gjeneratave me të vjetra, ka përfunduar në thyqafje!
▪︎ Historia na meson që rinia ishte ajo e cila e para ra pre e frymave antinjerëzore siç ishin fashizmi dhe komunizmi! Jo vetëm historia por edhe e tashmja na mëson që vetëm një i ri mund të mashtrohet të marr armën dhe të dal nëpër rrugët e Evropës për të vrarë njerëz të pafajshem në emër të Zotit!
▪︎Vetëm nje i ri mund të mashtrohet që ti shkoj prapa frymës komuniste moniste antiperëndimore dhe t’i shkatërroj makinat e ndërkombetarëve të shteteve të cilat e çliruan Kosovën!Vetëm një i ri mund të bie pre e parolles komuniste : ” Edhe me dreqin e mallkuar do te bashkepunojmë por jo me imperializmin Amerikan”
▪︎Sikur rinia e Shqiperisë viteve 20-ta t’i kishte dëgjuar më të vjetrit, e mos të ishte rreshtuar rrugës se “Hazreti Leninit”, rrugë te cilën e propagandonin celulat e para të rinisë komuniste në Shqipëri, Shqiperia nuk do merrte kurrë rrugën e komunizmit të cilën e morri!
▪︎Sikur rinia shqiptare e Shqipërisë t’i kishte degjuar gjeneratat më të vjetra edhe pse ishte bërë komuniste, ajo nuk do ishte mbyllur e izoluar, por do kishte bere reforma ne sistem, do kishte lejuar pronën private e nuk do kishte përfunduar në kooperativa, nuk do t’i kishte mbyllur objektet fetare por do ishte lejuar besimi, Shqiperia do t’ishte hapur me herët ndaj Evropes e botës dhe nuk do ishte mbyllur per 45 vite per te pritur diten kur populli filloi me anije ta ikte nga vendi i vet!
▪︎Sikur rinia në Shqipëri t’i kishte dëgjuar gjeneratat e intelektualëve më të vjetër me ide e frymê perparimtare demokratike, në Shqipëri nuk do t’kishte pas vrasje ideologjike dhe humbje të varreve të mbi 6000 shqiptareve eshtrat e te cilëve ende nuk dihet se ku janë!
▪︎Sikur viteve 80-ta, rinia e Kosovës dhe e viseve të saja, t’i kishte dëgjuar gjeneratat më të vjetra, ajo do t’ishte drejtuar drejtë rrugës së frymës Nacional Demokratike e jo asaj Stalinisto Enveriste dhe sot Kosova nuk do t’i kishte problemet të cilat dolën si rezultat i polarizimeve ideologjike para, gjatë dhe pas lufte!
▪︎Sikur gjeneratat e reja të sotit t’i dëgjonin gjeneratat e intelektualeve të cilet me kohë e njohën MASHTRIMIN E MADH KOMUNIST, sot në Kosovë nuk do kishim Lëvizje me frymë komuniste antiperëndimore e antiamerikane!
▪︎Nuk është mosha ajo që garanton se një gjeneratë do të jetë përparimtare! Pas çdo fryme e cila tenton të bëjë ndarje të gjeneratave, fshihet një MASHTRIM I MADH KOMUNIST!