MASKAT E THJESHTA NUK JU MBROJNË NGA INFEKTIMI ME COVID 19!

08.07.2020 22:41:26
Nga: Ahmet Asani
Maskat e thjeshta si keto dy të parat ne foto, dhe disa tjera nga bezi, nuk e mbrojnë bartësin e maskës nga infektimi! Maskat e thjeshta te ketij lloji, ne fakt pengojnë që bartësi i maskes mos ta shpërdajë virusin, nëse është i infektuar, e jo që ai tê mbrohet nga infeksioni!
Nëse dikush është i painfektuar kot e banë masken nese nuk e ruan distancen e nuk i pastron duartë! Biles më e keqja, nga qe maskat janë vend ku mblidhen e shtresohen bakterjet e ndryshme, i bënë ato burim të infektimit, nëse ato barten më shumê se 2- 3 orë!
E vetmja e mirë për ata qe nuk janë të infektuar dhe bartin maska të thjeshta, është se maska e thjeshtë i mbron ata nga i vetinfektimi i cili mund te shkaktohet me duarë të infektuara duke e prekur gojën!
● Mirë është të bartni maskë te thjeshtë edhe nëse nuk jeni të infektuar nga COVID 19, nga qe siç thamê maska nuk ju lejon ta prekni gojen me duar dhe të infektoheni, por keto lloj maskash duhet ti ndërroni çdo 2-3 orë!
● Bartja e maskës nuk guxon t’ju jap siguri qe ju mos ta mbani distancen prej 1.5 m dhe mos ti dezinfektoni dhe lani duart me sapun!
● Të vetmet maska te cilat garantojnë mbrojtje nga virusi korona janë ato FFP1, FFP2 dhe FFP3!