‘Maskat’ tmerrojnë ish-futbollistin e Juves, i futen në shtëpi dhe e kërcënojnë me armë

30.10.2019 11:13:31

Mbrëmjen e së hënës në Vinovo, në zonën e Torinos, vila e Claudio Marchisio, ish-futbollistit të Juventusit është vjedhur.

Katër persona, me fytyrat e mbuluara, të armatosur me pistoleta dhe kaçavida, hynë në shtëpinë e ish-lojtarit të Juventusit dhe duke i kërcënuar ata, e detyruan atë dhe gruan e tij të hapnin kasafortën.

Hajdutët u larguan me xhevahire dhe orë; vlera e të cilave është e madhe.

Karabinierët janë në gjurmët e kriminelëve.