Maskë për fytyrë me aspirinë dhe mjaltë

19.07.2016 22:03:58

Edhe pse “vdesim” të testojmë maskat dhe trajtimet për kujdesin e fytyrës më të fundit që kanë dalë në treg, asnjëra nuk është më e mirë se maskat natyrale. Nëse iu është mbushur fytyra me puçrra, atëherë mund të provoni maskën me aspirinë

Aspirina kimikisht është e njëjtë me acidin sacilik, i cili ndihmon për pastrimin e fytyrës. Vetëm përzieni ilaçin me tre ingredientë të tjerë (i keni në kuzhinën tuaj) dhe mund të krijoni një maskë shumë të mirë për fytyrën, e cila do ta pastrojë, zbusë dhe shkëlqejë atë.

Përbërësit:

4 ose 5 aspirina

një lugë gjelle ujë të vakët

mjaltë ose kos (sipas dëshirës)

Përzieni aspirinën me aq ujë sa duhet për të bërë pastën. Nëse e doni maskën më të trashë, i shtoni mjaltin, ndërsa nëse preferoni një maskë qetësuese, atëherë shtoni kos. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të thahet, shkruan shendeti.com Më pas hiqeni me kujdes me ujë të vakët.