Mata dhe Ibrahimovic i dhurojnë fitoren United

02.01.2017 21:18:56

Manchester United ka fituar 2-0 në fushën e West Ham, duke marrë në këtë mënyrë suksesin e gjashtë radhazi në kampionatin anglez. Për më tepër, ky ka qenë rezultatit i njëmbëdhjetë radhazi pozitiv për skuadrën e Jose Mourinho-s në Premier League. Një fitore që nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u arritur nga “Djajtë e Kuq”, të cilët mbeten në vendin e gjashtë, në renditje, në kuotën e 39 pikëve, po aq sa Tottenham i vendit të pestë, që do të presë të mërkurën në shtëpi kryesuesit e Chelsea.