Matoshi godet fort Visar Ymerin: Çohu në këmbë o hajdut!

26.02.2017 21:05:33

Analisti, Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj injorimit që i bënë himnit të Kosovës, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe deputetja nga po ky subjekt, Donika Kadaj-Bujupi.

Me anë të një postimi në facebook, ai i ka quajtu si hajdut të taksave këta dy deputetë.

“Garda ruse salton me nderim te flamurit dhe himnit te Republikes se Kosoves – hajdutet e taksave tona kqyrin seri si huta!”, ka shkruar Halil Matoshi në facebook.

Injorimi i himnit nga deputetët e VV-së, ka shkaktuar reagim të ashpër nga analistë, shoqëria civile dhe qytetarë.