Profesorët dhe asistentët në Banka, Financa dhe Kontabilitet ka gjasa që të mbesin pa mbinorma dhe të marrin edhe nga një pagë shtesë për punën që bëjnë në Universitetin e Prishtinës. Kjo pasi interesimi i studentëve për të studiuar këtë drejtim ka rënë.
Prej pasluftës, pa asnjë studim të mirëfilltë, një pjesë e madhe e të rinjve ka studiuar në fushat ekonomike, shkruan Express.
Programe të tilla përpos në UP ka edhe nëpër universitetet tjera publike dhe private.