May dhe Trump nuk planifikojnë të diskutojnë për marrëdhëniet reciproke

09.07.2019 18:43:48

Kryeministrja britanike Theresa May dhe presidenti amerikan Donald Trump nuk kanë plane aktuale për të diskutuar marrëdhëniet e ndërsjella, tha zëdhënësi i May pasi Trump e quajti ambasadorin britanik në SHBA një “budalla pompoz.”

Trump ka ofenduar diplomatin Kim Darroch, pasi ky i fundit e kishte quajtur administratën amerikane si të paaftë. Presidenti amerikan tha se Darroch ishte “imponuar në SHBA”.

“Ambasadori i çuditshëm nga Mbretëria e Bashkuar në SHBA nuk është dikush me të cilin ne jemi të kënaqur – njeri shumë budalla,” shkroi ai në Twitter.

Zëdhënësi i kryeministres britanike tha sot se Darroch do të vazhdojë të mbetet në detyrë dhe se ka mbështetjen e plotë të Theresa May.