Mbante thikën në dorë dhe provokonte policët amerikanë, qëllohet për vdekje i...

Mbante thikën në dorë dhe provokonte policët amerikanë, qëllohet për vdekje i riu në mes të ditës (Video, +18)

04.07.2019 16:27:07

Dy policë në shtetin amerikan Georgia janë nën hetime, pasi kanë shtënë mbi një të ri që mbante thikë në dorë dhe vazhdimisht bërtiste “më vritni”.

Videoja që shfaq këtë skenë rrëqethëse, po bën xhiron e botës dhe ka shokuar opinionin me veprimin, transmeton Telegrafi.

Policia ishte telefonuar pasi një burrë po bredhte rrugëve me një thikë kasapi dhe po shkaktonte probleme. Me të pranuar informatën në vend të ngjarjes u shfaqën policët David Harrison dhe Charles Bidinger, që takuan të riun Aaron Hong i cili po mbante në dorë një thikë.

E kur policët tentuan t’i afrohen duke urdhëruar vazhdimisht që ta hedh në tokë armën, Aaroni nuk iu bind urdhrave të policisë dhe vazhdimisht u thoshte që ta vrasin.

Dukej se dëshironte t’i provokonte dhe t’i detyronte ta vrasin. Dhe në një moment Aaron iu vërsul njërit polic, që pa u menduar dy herë i shkrepi disa plumba mbi të, ku si pasojë e plagëve të marra u rrëzua në tokë.

Megjithatë, ai arriti sërish të ngritet në këmbë dhe ta sulmon. Por, aty i doli në ndihmë kolegu që shkrepi një plumb që ishte fatal për të riun.

E pamjet e kësaj ngjarje kanë filluar të shpërndahen në masë të madhe në rrjetet sociale, ku komentet kanë qenë nga më të ndryshmet.

Shumë pretendojnë se policët janë munduar disa herë t’i japin një shans të dytë, por i riu me thikë në dorë nuk iu bind urdhrave të tyre.

Ekipet e ndihmës së shpejtë janë munduar ta ndihmojnë Hongun, megjithatë është shpallur i vdekur në vend të ngjarjes. E policët e përfshirë janë suspenduar deri në përfundim të hetimeve. /Telegrafi/