Mbështetësit e LDK-së duhet të jenë krenarë që nuk patën pushkë për shqiptarët

23.05.2017 22:54:16

Nga Rexhep Kastrati

Tashmë kur veç kanë mbetur rreth 17 ditë nga zgjedhjet e 11 qershorit, dhe kur qytetarët e Kosovës janë përballë një përcaktimi jo vetëm për votën e tyre personale, por edhe për vetë rrjedhën që do të marrin zhvillimet dhe proceset e rëndësishme për vendin, ka filluar një fushatë para fushatës zyrtare zgjehore që po shoqërohet edhe me kërcënime, retorika denogruese dhe përçarëse, si dhe me rrena që nuk mund të kapërdihen. Qëllimi i gjithë këtyre është që të frikësojë qytetarët, që të imponojë vullnetet individuale të individëve të ndryshëm me pretendime kryeministrore dhe ministrore, si dhe të vënë në siklet kategori dhe shtresa të mëdha shoqërore. Pas 9 vjet nga pavarësia dhe pas 18 vjet nga përfundimi i luftës, është rikthyer retorika e kohës së luftës që ndante popullin në ata që gjoja kanë qenë të pushkët, dhe në ata që gjoja nuk kanë qenë të pushkës, duke synuar të rikthenë propagandën e çlirimtarëve dhe të joçlirimtarëve, dhe duke synuar kështu të imponojnë bindjen se “çlirimtarët” kanë përparësi dhe duhet të kenë patjetër edhe pushtetin. Dhe dy vite që nuk e patën pushtetin desh i kapi puna e trollit (sëmundja e tokës) dhe nuk lanë gjë pa bërë kundër shtetit.

Dhe pikërisht këtu duhet kërkuar arsyen e drejtpërdrejtë se përse mbështetësit e LDK-së duhet të jenë krenarë për LDK-në, e që do të thotë se duhet të jenë krenarë për modelin qeverisës që realizoi në krye me kryeministrin Mustafa për dy vite sa drejtuan Qeverinë e Kosovës. Duhet të jenë krenarë për faktin se LDK realizoi një model qeverisës më të mirë dhe më rezultativ pikërisht edhe për shkak të rrethanave tepër të rënda dhe të papërshtatshme, madje të jashtëzakonshme gjatë tërë qeverisjes dyvjeçare të saj. Dhe është ky model, rezultatet e arritura dhe vlerësimet ndërkombëtare për këtë qeverisjeje që nuk e lanë rehat për asnjë çast lukuninë e atyre që janë krenarë pse patën pushkë për shqiptarët. Pradaj, të gjithë mbështetësit e LDK-së, edhe ata që nuk e kanë parë me sy të mirë drejtimin e Qeverisë nga ana e LDK-së, duhet të jenë të bindur se vetëm të bashkuar, vetëm duke lënë anash inatet personale dhe hatërmbetjet, por edhe të heqin dorë nga iluzionet se parti të veçanta janë ndryshe nga PDK-ja. Pra, duhet të jetë e qartë se asnjëra parti nuk mund ta durojë qeverisjen e LDK-së pikërisht se modeli qeverisës i saj është modeli më i mirë, pakrahasimisht më i mirë dhe se të gjithë janë bashkë kundër këtij modeli, sepse kanë qenë bashkë edhe kundër presidentit Rugova. Me ndjenjën e krenarisë për modelin qeverisës, mbështetësit e LDK-së duhet të jenë të ndrëgjegjshëm se çdo përçarje, çdo mungesë uniteti, nuk është thjesht në dëm të LDK-së, por është në dëm të vendit.

Mbështetësit e LDK-së duhet të jenë krenarë që bashkë me LDK-në dhe me presidentin Rugova realizuan një proces të lirisë, të pavarësisë dhe të demokracisë të pashembullt në historinë botërore, dhe që bëri që Kosova dhe shqiptarët të fitojnë simpatnë, respektin dhe mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kanë pasur ndonjëherë shqiptarët. Me organizimin e tyre skrupuloz, me një strukurë institucionale shtetërore, me një mobilizim, unitet dhe solidaritet të pashembullt, dhe të udhëhequr nga LDK dhe nga presidenti Rugova, u arrit që të bindej e tërë bota se shqiptarët dinë të bëjnë dhe të mbajnë shtet dhe se janë të pavrëteta tezat e propagandës serbe dhe të aleatëve të tyre  se gjoja shqiptarët nuk dinë as të bëjnë dhe as të mbajnë shtet. Në këtë mënyrë, shqiptarëve dhe Kosovës iu hapën dyert e kancelarive të më të njohura botërore, dhe u krijuan alenaca të fushqishme me demokracitë perëndimore, falë të cilave, shqiptarët e Kosovës shpëtuan nga shfarosja dhe nga gjenocidi total më të rëndë se sa e boshnjakëve në Bosnjë, lufta çlirimtare kishte marrë kuptim dhe kishte arritur që të realizohej ndërhyrja e parë dhe unike e NATO-s për të penguar shfarosjen dhe deportimin e një populli të tërë. Dhe falë të gjitha këtyre, mbetën të parealizuara synimet për të ulur dominimin etnik të shqiptarëve në Kosovë nëpërmjet gjenocidit dhe spastrimit etnik e që ka qenë pikat thelbësore të të gjitha projekteve serbe që nga Naçrtanja e deri te Memorandumi i Akademisë së Shkenacave dhe të Arteve të Serbisë, të vitit 1986.

Mbështetësit e LDK-së duhet të jenë krenarë që të parët e kanë filluar organizimin e rezistencës së aramatosur që në vitin 1991, nëpërmjet grupeve të para nga Drenica, Dukagjini e Llapi, që të parët institucionalizuan strukurat e mbrojtjes dhe që u paraprinë të gjitha kasioneve guerile deri në shfaqjen e linjës së Tiranës/Kretës, e që u shfaq për të prishur jo vetëm rezistencën e armatosur në mënyrë institucionale, por edhe për të futur përçarje dhe për të nxitur luftë vëllavrasëse. Dhe së këndejmi mbështetësit e LDK-së duhet të jenë krenarë që nuk patën pushkë për shqiptarët, që nuk ranë në kurthin e ngritur për një luftë vëllavrasëse dhe për të rrënuar çdo interes të shqiptarëve në Kosovë dhe në territoret e tyre në shtetet e dala nga ish-Juhosllavia, por me urti, me durim dhe me përgjegjshmëri të plotë shmangën të gjitha provokimet, të gjitha situatat e rënda të rkijuara qoftë me luftë speciale, qoftë edhe me vrasje dhe krime të tjera politike.

Mbështetësit e LDK duhet të jenë krenarë edhe për faktin se partia të cilën e kanë votuar, në çdo periudhë ka dëshmuar se interesat e vendit, orenitmin gjeopolitik e gjeostrategjik euro-atlantik e ka parësor dhe se në çdo rrethanë sado të rëndë ka shpërfaqur veçori pozitive dhe pakrahasimisht më konstrukitve dhe më në dobi për vendin dhe për qytetarët, qoftë kur ka qenë në bashkëqeverisje kur të tjerët patën drejtimin e Qeverisë, qoftë edhe kur ajo, pra LDK mori drejtimin e qeverisjes. Nëse presidenti Rugova shkoi nga kjo botë me faqe të bardhë, me një imazh dhe autoritet të padiskutuehëm, kryeministri Mustafa ka dëshmuar se është burrështetas, së është lider dhe se interesat e partisë dhe të vendit i ka parësore. Me qeverisjen e tij bëri krenarë të gjithë mbështetësit e LDK-së, arriti ta lartësojë Kosovën edhe në arenën ndërkombëtare dhe në momentin kur u detyrua të ndërpriste qeverisjen për shkak se përfundimisht u bënë bashkë të gjitha partitë tjera shqiptare me Serbinë dhe Rusinë, dhe i bashkuan votat në Kuvend për të votuar mocionin e mosbesimit. Përballë kësaj situate, kryeministri Mustafa edhe një herë profilin e tij prej burrështetasi dhe prej lideri, duke çuar në vend një vendim të tij të vitit 2014 që në mandatin tjetër,të jetë dikush tjetër kryeminsitër i Kosovës nga radhët e LDK-së. Dhe përveç kësaj, ai nuk pranoi as të ishte bartës i listës së kandidatëve për kuvendarë, madje as të ishte në atë listë, duke ua besuar të tjerëve personalitete konkurrimin për kryeministër dhe për ta përfaqësuar LDK-në në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Mustafa kështu ia ka lënë faqen e bardhë LDK-së, ia ka lënë faqen e bardhë vendit, sepse ia ka lënë faqen e bardhë vetes së tij. E mbështetësit e LDK-së duhet të jenë krenarë për këtë, edhe nëse në momente kanë mundur të kenë dyshime, të jenë hutuar, apo edhe të kenë qenë nën ndikimin e luftës speciale kundër kryeministrit Mustafa, kundër Qeverisë së drejtuar nga ai dhe kundër LDK-së!

Të gjitha këto dhe shumë arsye të tjera që duhet t’i bëjnë të jenë krenarë, duhet të bëjnë që të gjithë mbështetësit e LDK-së të rritin mobilizimin, të rritin unitetin dhe të shtojnë angazhimet e tyre për të arritur rezultatin pozitiv, pra që të arrijnë të dëshmojnë se janë të përgjegjshëm për interesat e vendit, janë të përgjegjshëm për momentin historik dhe për rëndësinë e votës së tyre për LDK-në dhe për kandidatët e saj , dhe kështu të japin shembullin e qytetarisë, e shembullin e një populli me vetëdije të konsoliduar politke dhe shtetërore, të bindin botën se në Kosovë nuk ka gjithçka që shitet e blihet, por ruhet si vlerë thelbësore e ndërtimit dhe e funksionimit të institucioneve të shtetit.