Mbështetja qe krerët e Shqipërisë dhanë politikanëve që vranë shqiptarë të Kosovësve

14.11.2020 00:49:03
Nga Ahmet Asani
Edi Rama në vend se te sillej si “Rilindas” dhe të punonte në faktorizimin e shtetit dhe politikanëve të Kosoves, ai tërë kohën u morr me Vuçiçin! Edi Rama me Aleksander Vuçicin bisedonte si me vëlla e jo si me një politikan serb i cili ishte pjesë e makinerisë vrastare gjatë luftes 1998/99 në Kosovë!
Në fakt nuk mund edhe t’ia zëmë për t’madhe Ramës, sepse Rama defakto e vazhdoi rrugën e paraardhësve te tijë Nano e Hoxha! Fatos Nano në v.1997 në Kretë me Millosheviqin bënë skenarin e luftes, skenar sipas te cilit Kosova nuk do të duhej te behej e pavarur, por do te duhej të mbetej nen Serbi nen nje autonomi te zgjeruar, te cilen Nano atbotë e quajti minus Republikë!
Kurse diktatori komunist Enver Hoxha në vitin 1946 gjatë vizitës zyrtare në Beograd, kishte dekoruar me Urdhërin Ylli Partizan i Klasit të Parë, vrasësin me të madh të shqiptareve te Kosoves Aleksandër Rankoviqin! No Comment!