Mbi 10 mijë gra kanë fituar kuponë për fertilizim artificial në Maqedoni

13.01.2017 15:50:00

Sipas të dhënave të Fondit për Sigurim Shëndetësor, mbi 10 mijë gra kanë fituar fertilizim artificial në kuriz të shtetit, përmes përfitimit të kuponëve për in vitro që i jep Fondi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dhënia e këtyre kuponëve ka filluar të bëhet në vitin 2008, kur fillimisht çiftet paguanin fertilizimin, e më pastaj kërkonin rimbursim të mjeteve. Në vitin 2010 u zbatuan kuponët, pas miratimit të kërkesave ta arritura në Fond.

Në vitin 2014, FSSH-ja filloi me dhënien e kuponëve për fertilizim artificial edhe për fëmijën e dytë, ndërkaq në vitin 2016 janë dhënë kuponë edhe për fëmijën e tretë dhe të katërt.