Mbi 100 qytetarë u bënë anëtarë të rinj ë të AAK-së, shumë nga ta të ardhur prej LDK-së

07.11.2016 19:33:56

Rajoni i Rekës së keqe, megjithëse i goditur dhe i shkatërruar tej mase nga lufta e fundit, dhe njëra prej zonave që ka bërë shumë për lirinë e Vendit, sot ka mbetur si zorrë qorre dhe pothuaj e braktisur nga pushteti qendror.

Problemet e shumta të banorëve të kësaj zone, sot ishin në fokus të një debati ku merrnin pjesë disa qindra qytetarë, në Shishmon, me kryetarin Haradinaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Haradinaj, tha se fshatrat dhe banorët e Rekës, duhet të jenë ndër prioritetet investuese dhe zhvillimore të Kosovës.

Kosova është shumë e vogël për të pasur trajtim selektiv zhvillimor, tha Haradinaj. Përkundrazi zonat e thella duhet trajtohen në mënyrë të posaçme.

Me ketë rast në AAK u anëtarësuan mbi 100 qytetarë, shumë prej të cilëve më parë kanë qenë pjesë e LDK-së!