Mbi 100 të rinj të Prishtinës i bashkohen PDK-së

23.12.2016 20:06:14

Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë ditës së sotme, i janë bashkuar mbi 100 anëtarë të rinj nga Prishtina. Të rinjve, librezat ua dha kryetari i PDK-së Dega në Prishtinë, Lirak Çelaj, në selinë e Degës, në Prishtinë.

Kryetari i Degës, Lirak Çelaj, i falenderoi të rinjtë që kanë zgjedhur t’i bashkohen Partisë Demokratike të Kosovës.

Çelaj tha se gjeneratat e reja të kryeqytetit meritojnë të kenë trajtim më të mirë nga ana e qeverisjes lokale dhe ky anëtarësim  i tyre flet më së miri se PDK është adresa e duhur, ku ata mund të zhvillojnë aktivitet politik për vendin dhe gjeneratën e tyre. Ai theksoi se PDK  do të krijojë hapësirë  më të madhe për të rinjtë e kryeqytetit.

img_8247img_8250img_8251