Mbi 281 të vdekur në Indonezi, një tjetër cunam rrezikon vendin

24.12.2018 11:59:11

Banorët e ishullit vullkanik të Indonezisë, Anak Kraktau janë paralajmëruar se do qëndrojnë larg bregdetit për shkak të shqetësimeve se ata mund të përballen me një cunami të ri.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Katastrofave Kombëtare, Sutopo Purëo Nugroho ka thënë në një konferencë për media se ekziston mundësia e përballjes me një tjetër cunami për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme të Anak Krakataus.

“Agjencia për Meteorologji, Klimë dhe Gjeofizikë u rekomandon personave që jetojnë afër zonave bregdetare, të pezullojnë të gjitha aktivitetet detare dhe të qëndrojnë larg brigjeve për një periudhë kohe”, ka thënë ai.

Të shtunën, valët gjigante të detit kanë goditur zonat bregdetare të ishujve, Sumatra dhe Java duke lënë të vdekur të paktën 281 persona dhe duke plagosur 1016 të tjerë.

Sipas raportimeve, ka mundësi që vullkani është aktivizuar si pasojë e disa rrëshqitjeve të dheut nën det, të cilat kanë rezultuar me valë vrasëse. Ndërkohë të dielën ishulli vullkanik Anak Kraktau ka shpërthyer sërish duke hedhur tym dhe hi.