Mbi themelimin e Asociacionit të Komunave shqiptare

11.07.2018 00:00:50

Krahasimi në mes të pozitës së shqiptarëve në në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë me atë të Serbëve në Kosovë ka dallime apo lirisht mund të shprehemi jo vetëm që dallojn shumë por në disa çështje as që mund të krahasohen.

Shkruan: Refik HASANI

Më 12 shtator 2015, Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë ka miratuar një vendim mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare që përbëhet prej gjashtë shtyllave kryesore. Që nga ajo koha asnjë vlerësim zyrtarë e institucional nga Qeveria e Republikës së Serbisë. Dallimi është se ky Asociacion u shpall nga domosdoshmëria e kohës.Pasi shqiptarët jan të diskriminuar në të gjitha fushat dhe sferat dhe pa ndonj mbështetje nga Tirana, Prishtina dhe faktori politik ndërkombëtar.
Duhet kujtuar se shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë kanë shpallur Asociacionin e Komunave shqiptare,se kur do të dërgohet në instanca më larta nacionale, siç është Gjykata Kushtetuese e Serbisë, ende nuk dihet.
Sygjeroj që para se të merret rrugë për ligjshmërinë e shpalljes së Asociacionit, shqiptarët duhet të kenë dijen dhe vullnetin që të koordinohen dhe të jenë unik.Mbi të gjitha ende ky Asociacion nuk është miratuar nga të zgjedhurit nga Komuna e Medvegjës dhe subjektet tjera që nuk u pajtuan me disa detaje me rastin e shpallje së këtij Asociacioni. Edhe grupet punuese që janë caktuar me rastin e themelimit nuk dijmë sa kanë kryer punën.
Opinioni jo vetëm i kësaj krahine por gjithë hapsirave tona vlreson, se kjo krahinë ka mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë dhe është në kërkim të një zgjidhje të drejtë. Edhe sipas Referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars të vitit 1992, parashifet të formohen Kuvendi dhe instutucione tjera të kësaj krahine shqiptare.