Mbishkrim në trenin serb, “Kosova është Serbi”

14.01.2017 12:40:05

“Kosova është Serbi”. Kështu ka të shkruar mbi trupin e tij treni që pritet të nis sot nga puna në linjën hekudhudhore që do të lidhë Beogradin me Kosovën.

Bëhet e ditur se për realizimin e kësaj linje hekurudhore Beograd – Mitrovicë qeveria Sebre është ndihmuar nga Rusia.

Në Mitrovicë, shqiptarët vlerësojnë se në njëfarë forme përmes këtij treni që ia ka falur Serbisë, Rusia simbolikisht po hyn në Kosovës dhe në këtë mënyrë bashkë me Serbinë po shkel sovranitetin e shtetit të Kosovës, shkruan gazeta Zëri.

Ky tren është i dekoruar nga jashtë me simbole të shtetit të Serbisë, respektivisht me flamurin serb, shkruan “Kosova është Serbi”, ndërsa nga brenda me ikonografi të kishës serbe.