Mbledhja e dy qeverive: Këto janë marrëveshjet që u nënshkruan (Foto)

27.11.2017 20:27:59

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, kanë mbajtur sot në Korçë mbledhjen e katër me radhë. Gjatë kësaj mbledhje u nënshkruan një sërë marrëveshje dhe memorandume.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se janë të vendosur për ta fuqizuar marrëdhënien mes dy vendeve si dy shtete drejt integrimit evropian.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosovën e presin shumë sfida që burojnë nga specifikat e Kosovës. Tha se integrimin drejt BE e shohin të ndërlidhur me Shqipërinë.

Në vijim i gjeni të renditura marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet dy qeverive:

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës; Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës; Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës; Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës; Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë dhe Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës; Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës; Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve– AIDA dhe Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KEISA; Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës; Protokoll për bashkëpunimin teknik në fushën e bujqësisë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës; Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës; Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në krijimin dhe funksionimin e bursës shqiptare të energjisë elektrike ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Zhvilli mit Ekonomik të Republikës së Kosovës.