Mbledhja e Qeverisë, në rend dite edhe Demarkacioni me Malin e Zi

08.05.2017 09:23:01

Qeveria e Kosovës pritet të procedojë në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Dërgimin e demarkacionit në Kuvendi e ka paralajmëruar të premten kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas njoftimit, Qeveria e Kosovës është paralajmëruar të mblidhet sot në orën 10:00.