Mblidhte bimë medicinave, 46-vjeçari bie nga mali

18.11.2016 16:31:02

Një person është plagosur një ditë më parë, pasi ka rënë nga mali.

Burime nga policia bëjnë me dije 46-vjeçari Nuri Myzeqai, banues në Sarandë, teksa ishte duke mbledhur bimë medicinave në malin e fshatit Kasolle, është rrezuar, e për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtojnë të njëjtat burime.