Mbrëmë Haradinaj e refuzoi, a do takohet sot me Ramën?

30.06.2020 07:29:54

Gjatë ditës së hënë, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka refuzuar të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot pritet të takohet me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj në ora 11:00, ndonëse ky i fundit mbrëmë u shpreh se ka refuzuar takimin.

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”, është shprehur ai në RTV Dukagjini.

Haradinja deklaroi  se me Ramën tashmë ka një konflikt ligjor në aspektin paditës dhe i paditur.

“Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi mbrëmë Haradinaj.