Mbretëresha Elizabeth II thërret mbledhje urgjente

04.05.2017 14:30:06

Sipas tabloidit “Daily Mail”, “Buckingham Palace” ka thirrur për këtë mëngjes një “mbledhje emergjente” të të gjithë personelit të familjes mbrtërore të shpërndarë në rezidenca të ndryshme të vendit.

Bëhet fjalë për një inisiativë “shumë të pazakontë” që mund të sjellë një njoftim të papritur të mbretëreshës Elizabeth II ose mbi bashkëshortin e saj, princin Filipp, Dukë i Edinburgut, i cili në qershor do të mbushë 96 vjeç.

Mbledhja është thirrur nga Lord Chamberlain, funksionari më i vjetër i Shtëpisë Mbretërore dhe krahu i djaythtë i Madhërisë së Saj dhe Sekretari Privat Sër Christopher Geidt, shkruan gazeta.

“Edhe pse mbledhjet që kanë të bëjnë me të gjithë anëtarët e familjes thirrhen herë pas here, sipas mënyrë së funksionimit dhe rregullave, në momentin e fundit kjo gjë është e pazakontë, duke parë që ka diçka për të komunikuar”, – ka thënë një burim.

Një funksionar i “Buckingham Palace” i tha “Associated Press” se nuk “ka arsye për t’u shqetësuar” lidhur me grumbullimin e të gjithë personelit të Shtëpisë Mbretërore në rezidencën londineze të Mbrerëreshës.