Mbrojtja e sovranitetit, kauzë e rrejshme për pushtet!

22.02.2019 10:14:53

Shkruan: Florim Zeqa                

Mjerisht i kaluam 20 vite me Mitrovicën e përgjysmuar e syrgjynosur dhe me sovranitetin e shtetit të ndarë në dysh. Në njërën anë shtetin “multietnik” të Kosovës, ndërsa përballë saj shtetin paralel serb në veri dhe brendi të Kosovës.
Kjo që ceka më sipër dikujt mund t’i duket paradoksale, por është realitet i hidhur dhe i pakontestuar në Kosovën e monitoruar rreptësisht nga bashkësia ndërkombëtare.
Këtë realitet të hidhur e gjejmë tek komunat etnike serbe, ku në vend të  elementeve të shtetit të pavarur të Kosovës (flamuj e mbishkrime) dominojnë flamujt dhe pankartat gjigante të mbishkrimeve në çirilicë të shtetit të Serbisë,
Përtej kësaj, janë dhe kishat e manastiret serbe gjthandej Kosovës që kanë gllabëruar territor të gjërë të komunave të Kosovës.
Decentralizimi etnik i komunave serbe në njërën anë, fuqizimi dhe zgjerimi (si asnjëherë më parë gjatë historisë) i kishave dhe manastireve serbe në anën tjetër e kanë bërë Kosovën shtet me sovranitet të dyfisht dhe jo funksional.
Shëmbulli më enklatant është ai në komunën e Deçanit, ku Manastiri ka bllokuar vazhdimin e punimeve të arteries rrugore (Autostrades) që lidhë Kosovën me Malin e Zi.
Përballë kësaj situate, të pafuqishme kanë mbetur autoritetet lokale (Komuna e Deçanit) dhe institucionet qendrore (Qeveria e Kosovës).
Nuk e kam as idenë më të vogël, se si do të mbrohet sovraniteti në veri të vendit, kur të gjitha institucionet shtetërore së bashku nuk mund ta lirojnë bllokadën e Manastirit të Deçanit për vazhdimin e punimeve në Autostradë!

Veriu i ndarë, kauzë për vota

Pas përfundimit të luftës, “bashkimi i Mitrovicës” për të gjitha subjektet politike ishte kauz e rrejshme për marrjen  e votave të qytetarëve, ndërkaq me të përfunduar zgjedhjet Mitrovicën e largonin nga fjalori dhe agjenda politike sikur ajo të mos ishte fare pjesë e Kosovës.
Situata e tanishme për “mbrojtjen e sovranitetit” të kujton fushatat elektorale të liderëve partiak nga dita e çlirimit e deri në fillimin e dialogut me Serbinë. 
Të gjitha subjektet edhe pse e dinë fare mirë që nuk mund të bëjn më shumë përveq retorikës boshe për mashtrimin e qytetarëve, liderët partiakë pa dallime po vazhdojnë me avazin e vjetër të patriotizmit folklorik.
Nëse vërtetë taksa 100 % është produkt i kryeministrit Haradinaj siq pretendon se është e tij, atëherë paralelisht taksës 100 %, do duhet të shpërbëjë shtetin paralel serb në brendi të Kosovës, përkatësisht në të gjitha komunat dhe fshatrat serbe, ku valojnë flamujt dhe mbisundojnë mbishkrimet në çirilicë të Republikës së Serbisë.
Më e rëndësishme se çdo lloj takse ndaj Serbisë, do të ishte trysnija ndaj bashkësisë ndërkombëtare për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, gjegjësisht për heqjen e të gjitha barrierave fizike dhe politike për shtrirjen e FSK-së edhe në pjesën veriore të vendit.
Përderisa trupat e FSK-së (tashmë Ushtrisë së Kosovës) nuk mund të lëvizin lirshëm dhe kontrollojnë pjesën veriore dhe enklavat serbe në brendi të vendit, nuk mund të bëhet fjalë për sovranitet të plotë të Republikës së Kosovës.

Me këngë nuk u bashkua Mitrovica

I kaluam 20 vite duke ëndërruar, duke kënduar e vajtuar, duke gënjyer  e zhgënjyer vetveten se një ditë do të bashkohet qyteti i ëndrrave dhe kujtmeve tona rinore.
Përgjatë këtyre viteve i “provuam” të gjitha mundësitë tona për të bindur (frikësuar) pushtuesin tonë verior të na lë Mitrovicën, por kot!
Atë që nuk mundi ta bëjë shumë vite më parë ylli i muzikës shqiptare, e madhja Shkurte Fejza me këngën; “Jo nuk ndahet Mitrovica”,…provuan ta bëjnë edhe liderët tonë përmes fushatave zgjedhore disa herë në vazhdimësi…
Po i kthehem edhe një herë mesazhit të fuqishëm që shpërndau këngëtarja jonë  e mirënjohur, në vargun e saj më kulmor në këngën e saj; “pa u farue me djem e qika, jo nuk ndahet Mitrovica”.
Ky varg, për më tepër se mesazh, duhej të ishte si kushtrim mbarëkombëtar, mirëpo në kohën kur u lansua kjo këngë, mesazhi i saj duket të ketë qenë pak sa i vonuar, madje do të thosha edhe shqetësues për “bartësit” e luftës, tashmë të akomoduar mirë nëpër institucione shtetërore, të zhytyur thellë në luksin përrallor që u solli liria!
Ashtu si ndarja e Mitrovicës që nuk ishte e rastësishme (e planifikuar), edhe veprimet e mëpastajme të pasluftës ishin të planifikuara dhe të koordinuara nga Serbia, Rusia dhe një pjesë tjetër e bashkësisë ndërkombëtare.
Orientimi i shqiptarëve kah shtetet turko-arabo-aziatike, ishte thikë me dy teha dhe për arritjen e tri qëllimeve kryesore;
     – e para, shpërqëndrimin e vëmëndjes së shumicës shqiptare nga pjesa veriore e vendit të tyre,
     – e dyta, shpëlarja e trurit të rinisë (së shëndoshë) shqiptare me dogma fetare, 
      – e treta, ftohja dhe prishja përfundimtare e mardhënjeve të shkëlqyera miqësore me shtetet përendimore e në veqanti me SHBA-të.
Për fat të keq, së fundmi si produkt të taksës kemi përkeqësim të raporteve të Kosovës me SHBA-në, partnerin tonë strategjik, nga i cili varet e ardhmja e shtetit tonë nesër.
Në anën tjetër HashimThaçi po i keqpërdorë raportet me SHBA-në duke e shitur “marrëveshjen me Serbinë”, si diçka që populli po e kërkon, e realisht krejt këtë pazar po e bën për qëllime dhe interese personale.
Riaktualizimi i idesë serbe për ndarjen e Kosovës nga ana e presidentit Thaçi përmes korigjimit të kufijve dhe këmbimit të territoreve, ka shkaktuar shqetësime të arsyeshme në mesin e popullatës shqiptare në Kosovë dhe më gjërë.
Nuk e kam as idenë më të vogël, se si do t’ia bashkojë Hashim Thaçi tri komunat e Luginës pa i humbur tri komunat në pjesën veriore, gjegjësisht Trepçën e Ujmanin, dy arteriet kryesore të shtetit të Kosovës.
Në anën tjetër serbët me modifikimin (ndryshimin) e pamjes së barrikadave dhe protestave të kohëpaskohshme pranë Urës së lumit Ibër na rikujtojnë se aty përfundon sovraniteti i shtetit të Koso