Mbyllen kërkimet në ish-Kënetë, nxirret nga rrënojat trupi i pajetë i Ilir Lalës

29.11.2019 01:28:09

Nxirret nga rrënojat trupi i pajetë i fundit nga familja Lala në ish-Kenetën e Durrësit. Forcat e kërkim-shpëtimit pas shumë orësh kërkime mundën të nxirrnin trupin e fundit nga rrënojat të Ilirit, i cili ishte person me aftësi të kufizuara.

Iliri ishte viktima e 8 nga familja Lala, nga 9 anëtarët, ku fatmirësisht nga rrënojat u nxorr i gjallë Remë Lala, i cili u dërgua në Itali për mjekim më të specializur.

Numri i të vdekurve në familjen Lala ka shkuar në 8 ndërsa numri total i viktimave nga tërmeti është 48.

Forcat e kërkim-shpëtimit edhe pse nën kushte të vëshitra atmosferike nuk e ndërprenë për asnjë çast kërkimin dhe gjetjen e viktimës së fundit të kësaj tragjedie familjare që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.