Mbyllet lokali i masazhit në Prishtinë, hoqi shiritin e vendosur nga Inspekcioni

12.03.2019 16:28:09

Në Prishtinë është mbyllur një lokal i masazhës.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, raporton lajmi.net.
Mbyllja e tij është bërë për shkak se është hequr shiriti i vendosur nga Inspekcioni.
Ky është postimi i Tahirit në Facebook:
Heqja e bllombës ose shiritit të vendosur nga Inspekcioni është vepër penale. Përveç gjobës 1000 € për punë pa dokumentet përkatëse, do të procedohet edhe me Kallëzim Penal për heqje të bllombës. Mbyllet përsëri lokali i masazhit.