Mbyllet protesta, Basha mbledh strukturat në selinë e PD

08.07.2019 22:12:32

Lulzim Basha do të mbledhë në seli strukturat e Partisë Demokratike pas përfundimit të protestës së 10 kombëtare të opozitës. Sipas Top Channel, në mbledhje do të diskutohet për hapat e tjerë që do të ndërmarrë opozita.

Protesta e dhjetë kaloi pa incidente dhe pa përplasje me policinë.

Kryeopozitari Lulzim Basha nuk u tërhoq nga kushti për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit, pasi kjo, sipas tij, është e vetmja mënyrë për t’i dhënë zgjidhje krizës politike.