Mbyllet shkolla fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik dalin pozitivë me COVID-19

12.10.2020 17:38:01

Shkolla fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, është mbyllur për shkak se tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

Shala pohoi se tashmë kjo shkollë do të kalojë në skenarin C, mbajtjen e mësimit online.

“Shkolla Pjetër Bogdani ka kaluar në skenarin C-mësim online me rekomandim të IKSHPK-së. Kanë rezultuar pozitivë tre mësimdhënës dhe një punëtor teknik”, tha ajo.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 68 raste të reja me COVID-19, kurse vetëm në Prishtinë 21.