Mbyllet takimi Kosovë – BE, anulohet konferenca për media

17.12.2018 16:58:42

Në Bruksel është mbyllur takimi i delegacionit të Kosovës dhe atij të BE-së.

Ka përfunduar takimi i delegacionit të Kosovës i kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj me delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga Federica Mogherini.

“Tanjug” shkruan se pas takimit, është anuluar konferenca për media ku pritej të paraqiteshin kryesuesit e dy delegacioneve, transmeton lajmi.net.

Arsyet e anulimit të konferencës ende nuk janë bërë të ditura por mediat serbe raportojnë se Haradinaj ka refuzuar thirrjet e BE-së për shfuqizimin e vendimit të taksës 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Temë e konferencës ka qenë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë pas vënies së taksës nga Kosova 100 % për mallrat e Serbisë.