Mbyllet “turi i forcës”, Payet te Marseille

31.01.2017 11:14:49

Kërcënoi deri aty sa të dëmtohej enkas vetëm për të mos luajtur më në Londër me West Hamin dhe pas shumë presioneve e dënimeve nga klubi britanik, Dimitri Pajet e mori më në fund zyrtarisht lejen për t’u larguar.

Futbollisti i kombëtares franceze që ndëshkoi Shqipërinë në Europianin 2016 në verë, u prezantua si përforcimi më i ri i Marsejës.

Dimitri Pajet rikthehet në skuadrën e Velodrom pasi West Ham pranoi ta shesë për 25 milionë Paund te Marseja, ekip i kërkuar forcërisht nga lojtari dhe nga i cili u largua në vitin 2015.

“Vendimi im ishte i qartë që në fillim pasi unë doja të rikthehesha këtu. Po nis një projekt i ri te Marseja dhe kam besimin e klubit dhe sinqeritetin e trajnerit. Më mungonte shumë Liga franceze dhe jeta këtu” tha futbollisti me ngjyrë.

Edhe pse West imponoi qëndrimine  tij të detyruar në Londër, drejtuesit pranuan ta sheshin gjithsesi me dyfishin e asaj që e paguan.

“Nëse do të kërkoja më shumë para do të transferohesha në një shtet tjetër kohë më parë. Nuk e përjashtoj si mudnësi në të ardhmen por aktualisht nuk janë paratë, motivimi im” tha Pajet, që ka shënuar 8 gola në 32 ndeshje me Francën.