Mbytet në detin Jon një turiste e Maqedonisë

06.09.2016 13:02:09

Një turiste e Maqedonisë, e moshës 76 vjeçare, është mbytur në detë, në afërsi të Moraitikës, në pjesën juglindore të ishullit Korfuz.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve AIM, duke vërtetuar këtë të dhënë përmes Zyrës për lidhje të Maqedonisë në Greqi. Mediat greke thonë se e moshuara ka shkuar për turizëm në Korfuz bashkë me një grup turistik.

Ajo është nxjerrur nga uji dhe është dërguar në spital, ku është konstatuar vdekja e saj.