Mbytet një ari në autostradën Tetovë-Shkup

01.08.2016 12:12:27

Dy vetura, mbrëmë para mesnatës, në autostradën Tetovë-Shkup janë përballur me një ari të cilën e kanë mbytur. Në aksident më lehtë janë lënduar dy persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23 e 30 min afër fshatit Grupcin, kur me kafshën fillimisht është përballur një furgon Iveko me targa gjermane. Shpejtë pas asaj, në kafshën është përplasur edhe vetura e tipit Seat Leon, e drejtuar nga një 25 vjeçar nga Shkupi. Ariu është mbytur në vend, ndërsa dy personat që kanë qenë në seat janë të lënduar.

Pas paraqitjes në polici, në vendngjarje është kryer një kontroll, ndërsa kafsha gjatë ditës do t`i dorëzohet personave përgjegjës në ministrinë e bujqësisë, pylltarisë dhe ujësjellësit.