Mc Gregor shkatërroi kundërshtarin, por gruaja e tij merr gjithë vëmendjen

20.01.2020 14:16:53

Dee Devlin ka marrë gjithë vëmendjen gjatë hyrjes në T-Mobile Arena të Las Vegasit, para ndeshjes me Conor McGregor dhe Donald Cerrone.

Partnerja e yllit irlandez kishte veshur një fustan të gjelbër të shkurtër, ndërsa ecte pas 31-vjeçarit McGregor.

Faqet rozë i kanë kushtuar vëmendje pamjet së saj, ndërsa fotografitë dhe videot janë shpërndarë në rrjetet sociale.

McGregor u rikthye në tetëkëndësh me një fitore ‘shpërthyese’ për vetëm 40 sekonda, që njëherësh shënonte triumfin e tij të parë brenda tri vitesh.