Më 11 qershor mbahen zgjedhjet nacionale në Kosovë

11.05.2017 11:48:01
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet që ta dekretojë 11 qershorin si datën kur do të mbahen zgjedhjet nacionale, pas rrëzimit të qeverisë.

Thaçi pritet ta nxjerr dekretin sot gjatë ditës, ku të gjitha partitë, me përjashtim Vetëvendosje, ishin dakord që data 11 qershor të mbaheshin zgjedhjet.

Më pas do të mblidhet KQZ-ja ku do të vendoset për kohën e fushatës dhe afatin që partitë politike t’i dorëzojnë listat.