Më 16 maj Erdogan në SHBA, do i kërkojë Trump ekstradimin e Gulenit

12.05.2017 22:33:32

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë SHBA-në më 16 maj, ku do të takohet me Donald Trump. Erdogan bëri me dije gjatë një deklarate se ai do t’i kërkojë presidentit Trump ekstradimin e Fetullah Gulen.

“Ka informacione dhe dokumente të tjera që do të dorëzohen në lidhje me këtë. E respektoj vullnetin e Trumpit në lidhje me këtë çështje dhe ne në lidhje me këtë kërkesë do të shkojmë deri në fund. Sipas mendimit tim, SHBA-të nuk duhet të jenë fole dhe inkubator i FETO-s”, është shprehur Erdogan.

Ai e ka cilësuar si “gur kilometrik” vizitën e tij që do ta zhvillojë në SHBA në aspektin e marrëdhënieve mes dy shteteve.