Më 2014 forcat speciale të Serbisë në veri, më 2017 – forcat speciale të Kosovës në kufi

16.01.2017 18:35:14

Nga Rexhep Kastrati

Kur Hashim THaçi ishte kryeministër, forcat speciale serbe futeshin në veri të Kosovës si të ishin midis Kraleve. Kjo foto është dëshmi se si forcat speciale serbe e trajtojnë veriun e Kosovës si territor të Serbisë. Kjo foto është nga qershori 2014, pra 6 e gjysëm pas shpalljes së pavarësisë, dhe vetëm dy vjet më parë. Edhe pse ky ishte cenim i rëndë i sovranitetit të Kosovës, as politika, e as mediet nuk bënë ndonjë zhurmë për këtë, dhe e kanë kaluar si pa të keq.

Kjo foto është e forcave speciale ROSU në Jarinje ditën e shtunë, duke zbatuar vendimet e Qeverisë për të mos lejuar trenin serb të futet në Kosovë. Dy vjet më parë, jo që nuk mund të merrej me mend një veprim i tillë, një operacion i tillë, por mund të merrej me mend futja e forcave speciale të Serbisë në veri të Kosovës. Po të vështohet nga fotoja e mëspirme, treni jo që do të futej, por do të përcillej edhe nga forcat speciale serbe. Bile, më 25 korrik 2011, një përpjekje për të shkuar në veri, sikurse të shtunën, forcave speciale ROSU, u kushtoi me humbjen e një efektivi, Enver Zymberi dhe dështimi i operacionit. Të dhënat e mëvonshme kanë bërë me dije se operacioni ishte dekonspiruar dhe efektivi i ROSU-së, është vrarë nga një oficer i forcave të sigurisë së Serbisë. Por edhe në këtë rast, nuk ishte bërë ndonjë zhurmë e madhe. Kurse tash kur forcat speciale ROSU, kanë shkuar në bazë të vendimeve të institucioneve shtetërore, kur treni nuk u fut në Kosovë, kur zinxhiri institucional kishte funksionuar dhe shteti ishte parë në kufi, janë ngjallë debate të turpshme që akuzojnë Qeverinë pse nuk ka bërë publike planin operacional për ndalimin e trenit, ose të tjerë që duan të marrin meritat që nuk u takojnë. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli duhet ta shohin foton lart, për të kërkuar meritat për foton poshtë.

Rezultat iskanja slik za ROSU në veri