Me 44 deputet pro, kuvendi miratoi ligjin për veteranët e UÇK-së

30.12.2016 22:49:20

Kuvendi ka miratuar Projektligjin për veteranët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës së jashtëzakonshme, sonte kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjin për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në votimin e parë për Projektligjin me ndryshime kanë votuar 45 deputetë, 6 ishin kundër, ndërsa 7 abstenuan, për çka u deshtë të votohet sërish, pasi në votim morën pjesë 58 deputetë.

Ndërsa, në votimin e dytë, ku në sallë ishin 68 deputetë, 44 deputetë votuan për, 8 ishin kundër, 11 abstenuan.