“Më arrestuan në klasë”, Ismail Kadare ‘zbras’ të pathënat para jetimëve: Bënim lekë false

20.05.2019 17:56:50

Shkrimtari Ismail Kadare së bashku me gruan e tij Helena, zhvilluan sot një takim me 180 jetimë nga e gjithë Shqipëria, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Jetimëve.

Ai u dhuroi 180 femijëve jetimëve të përzgjedhur nga të gjitha institucionet e vendit, përfshirë fëmijë jetimë të policëve dhe ushtarakëve të rënë në detyrë, disa nga veprat e tij me autograf të dedikuar.

Mirëpo në bashkëbisedim e sipër, Kadareja hapi zemrën para fëmijëve teksa u rrëfeu një episod nga fëmijëria e tij.

Shkrimtari tregoi se si një prapësi i kishte kushtuar shumë kur ishte 12 vjeç pasi e kanë arrestuar në klasë.

Kam qenë 12 vjeç me një shokun time të klasës, gjetëm disa shkronja plumbi, na shkrepi në kokë të bënim 5 lekëshe false. Nuk kishte patur raste më parë të bëheshin monedha falce në atë kohë. Policia dërgoi një polic dhe na arrestoi në klasë, u bëmë të famshëm për keq. Dikush ma përmendi në biografinë time,”– tregoi shkrimtari duke shkaktuar të qeshura mes fëmijëve.