Me batanije dhe malore, si u transportua i plagosuri pas aksidentit

24.05.2019 23:05:36

Të rrëzohesh me furgon nga 200 metra lartësi në ujë dhe të shpëtosh është vërtet një fat dhe mrekulli.

Drejtuesi automjetit Klajdi Murataj, i cili përfundoi në ujërat e lumit Shkumbin bashkë me automjetin e tij, ka përjetuar momente makthi.

Efektivët e policisë, pasi e kanë nxjerrë nga ujërat e lumit, janë detyruar të ngjisin kodrinën, duke e mbajtur në një batanije për ta dërguar më pas në spital.

Gazeta Shqip Online ka siguruar videot e momentit që drejtuesi i mjetit transportohej nga dhjetëra efektivë, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, të cilët mbaheshin me njëri-tjetrin për të mos humbur ekuilibrin.