“Më dhanë 5 mijë euro për tu ngarkuar me drogë në Shqipëri”

08.08.2016 21:26:07

Ka dhënë dëshminë e tij para autoriteteve italiane peshkatari 51-vjeçar Ivano Palermo i arrestuar pak ditë më parë me 120 kg marijuanë.

Ai sapo ishte kthyer nga Shqipëria me varkën e tij, por qëndrimi në det të hapur për dy ditë megjithëse koha ishte e mirë ngjalli dyshime te Guardia di Finanza. Në një kontroll të bërë në mjetin lundrues u gjet lënda narkotike.

Përpara gjykatës së Leçes, 51- vjeçari tha se për të transportuar drogën është paguar 5 mijë euro.

Ai tha se një shqiptar e kishte lidhur me trafikantët të cilët gjithashtu dyshohet se janë shqiptarë.

Ndërlidhësi i kishte dhënë edhe një telefon ku do të merrnin trafikantët sapo të zbarkonte në Itali. Nëse hidhej në treg droga kapte vlerën e 1 milion eurove.