Më falni: A ishte fjala për çmim letrar apo për çmim gazetaresk?

15.10.2016 19:51:49

Nga Rexhep Kastrati

Në “Takimet e Gjeçovit” në Zym, ndër çmimet që u janë dhënë personaliteteve të ndryshme, është edhe çmimi “Unaza e Katit”, i cili i është dhënë Arbana Xharrës, kryeredaktore në gazetën “Zëri”. Nuk është problemi pse i është dhënë Arbanës ky çmim, por është problem arsyeja se përse i është dhënë: për shkak të teksteve dhe guximit gazetaresk. Dhe ky është absurdi më i madh, pasi që sado i gjerë të merret koncepti për letërsinë, megjithatë në asnjë rast shkrimi gazetaresk nuk mund të përfshihet në konceptin e saj. Edhe reportazhi letrar që është një zhanër i ndëmjetmë ndërmjet letërisisë dhe gazetarisë nuk mund të shërbejë si arsye për të marrë çmime letrare. Edhe pse i lindur në shekullin XIX, kur koncepti për letërsinë ka qenë më i gjerë dhe ka përfshirë edhe vepra të lëmive të tjera të shkrimit, megjithatë, Dosjtojekvski nuk është konsderuar shkrimtar për shkrimet e tij publicisitike që i ka të shumta, por për veprat e tij letrare. Dhe ndërkohë që nga shekulli XIX, koncepti për letërsinë ka ardhur duke u ngushtuar dhe në të përfshihen vetëm veprat letraren në prozë: skica, tregimi, novela, romani, veprat në dramë: drama, komedia, tragjedia, dhe në vargje: poezia, poema, epi, romani në vargje. Gazetaria është një tip krejt tjetër i shkrimit, që me letërsinë të përbashkët ka vetëm gjuhën dhe shkrimin si mjete me të cilat realizohet. Në fakt, as a jo që quhej filozofia e gjuhës së zakonshme e viteve ’60 nuk kishte arritur që ta ndryshonte marrëdhënien ndërmjet Letërsisë dhe gazetarisë në njërën anë, dhe të Letërsisë dhe filozfisë në anën tjetër. Pra, vazhdimisht kishte ekzistuar një kufi i qartë ndërmjet letërsisë dhe gazetarisë. Edhe pse Komisioni që ndan Çmimin nobel për letërsi, siç ka thënë edhe prog. dr. Muhamet Hamiti ka bërë zgjerimin e kufijve të letërsisë, megjithatë nuk është arsye që kufijtë e letërsisë të përfshijnë edhe gazetarinë. Është kështu për faktin se, sado që ka qenë i papritur dhe i pakuptueshëm vendimi që Çmimi Nobel t’i ndahet një këngëtari dhe tesktshkruesi këngësh, megjithatë raporti ndërmjet një teksti të shkruar për këngë dhe një teksti letrar është më i afërt, pasi që edhe në tekstet e këngëve përdoren struktura kompozicionale letrare, siç janë vargjet dhe strofat, si dhe përdoren stilema dhe topose të tjera letrare. Po aashtu, janë të shumta rastet kur për këngë janë marrë tekste vjershash të autorëve të ndryshëm, pra janë përdorur vjersha dhe poezi të ndryshme. Por të thuash se një tekst teknik gazetaresk: lajmi, kronika, raporti etj., apo edhe shkrimet e karakterit hulumtues gazetaresk, shkrimet diskursive-publicitike, mund të futen brenda konceptit të letërsisë, vërtet është jo vetëm e papranueshme, por edhe komprometues.