Me fat dita e gruas Nënë

08.03.2020 15:10:09

Dea Halimi

Me fat dita e gruas Nënë

Në zemrën tënde zgjohem çdo ditë yll,

Pemë me degë në qiell plot me mollë,

Flutur e bukur agojë e ik për në shkollë

Me  lulen e zemrës tënde – ylber në pril

 

Ylber është buzëqeshja jote, nënë;

 

Je drita ku fshihem e prapë shihem te ti,

Atdhe je, liri je dhe gjithnjë dashuri.

Ëndrra më e bukur, me yll e me hënë,

Je zjarri i gjakut, lulëzimi i lules në sy.

 

Me fat dita e gruas, nënë, në këtë mars.